Skënderbeu reagon: Nuk është çështje e re, kërkesë e para dy viteve kundër nesh

Lajmi për kërkesën e paraqitur nga një nga Inspektorët e UEFA-s për dënim të Skënderbeut ka ngjallur habi dhe ka bërë shumë bujë, ndërsa ka pasur edhe shumë paqartësi në lidhje me dënimin apo jo të klubit korçar.

Për këtë arsye, edhe Skënderbeu ka dalë me një deklaratë për shtyp, ku sqaron se nuk bëhet fjalë për dënim, por për një procedim të hapur prej kohësh dhe që nuk përbën asnjë surprizë, pasi është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut.

DEKLARATA

Duke marrë shkas nga lajmet më të fundit të publikuara sot në mediat sportive mbi ekzistencën e vendimit të UEFA-s për dënimin e klubit të Skënderbeut, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ dëshiron te informoje opinionin publik, se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut.

Shpjegojmë se dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimtar, por kërkesa për gjykim e inspektorëve të disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së apelit, të komisionit të disiplinës dhe etikës në UEFA. Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit.

Kjo procedurë është konform nenit 29/3 të kodit të disiplinës së UEFA-s, gjithashtu ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një çështje disiplinore në proces për të cilën nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore.

KF Skënderbeu është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorëve të disiplinës.

Sektori juridik i KF Skënderbeu po ndjek procedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë dhe shprehim sigurinë tonë që çështja do të mbyllet me sukses.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online