Vllaznia u mposht ditën e djeshme nga Kukësi me shifrat 2-0, rezultat që sipas Sulejman Starovës mund të kishte shkuar ndryshe në rast se shkodranët shënonin të parët. Trajneri shqiptar ka folur në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV“, ku ka komentuar edhe ecurinë e Latifit deri në këtë javë.
“Unë pashë një Vllazni që në 20-30 minuat e para ishte më kërkuese. E vendosi në vështirësi Kukësin, gjithçka mund të kishte ndryshuar aty nëse do të kishin shënuar shkodranët.
Problem te Vllaznia është pësimi i 10 golave. Vlllaznia nuk e kishte fatin që të kalonte në avantazh, pasi mund të kishte ndryshuar gjithçka. Kukësi e meritoi fitoren. Këto dy skuadra duhet të kenë kujdes me anën difensive.
Ndreca po luan shumë mirë, Peposhi është lojtar i ri. Pritet shumë nga Latifi te Vllaznia, por edhe nga sulmuesit e tjerë. Latifi duhet të bëjë diferencën, por gjatë lojës ka pauza”, u shpreh Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/