Plas te Legia me lojtarët shqiptarë/ Çelhaka dënohet se refuzon të luajë me të rinjtë, trajneri i Legias heq dhe Kastratin se prish atmosferën

Nga Halit Delibashi

Transferimi i lojtarëve tanë në kampionatet europiane ka qenë gjithmonë një burim krenarie për tifozët shqiptarë. Rastet kur futbollistë të talentuar shqiptarë kanë bërë hapin cilësor në karrierën e tyre janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit, por sa të aftë kanë qenë për ta rrëmbyer shansin e jetës me të dyja duart lë vend për diskutim. Shpesh herë kemi parë që transferime të tilla të rezultojnë thjesht një “flluskë”, e cila shpejt shpërbëhet.

Çelhaka ishte rasti më i freskët se si një talent mund të kapërcejë në arenën europine nga kampionati shqiptar. Ish-mesfushori i Tiranës u bë pjesë e një prej klubeve më të mëdha të Polonisë, Legias së Varshavës, por nuk kalojnë shumë javë për të lindur konfliktet e para.

Mungesa e emrit të tij dhe të Kastratit në listën e lojtarëve për ndeshjen e mbrëmjes së të dielës ngritën shumë pikëpyetje dhe përgjigjen e jep “Meczyki.pl”. Jurgen Çelhaka është rebeluar përballë trajnerit, teksa ka thyer urdhërat e tij për t’ju bashkuar ekipit të dytë në ndeshjen që u luajt të shtunën. Një veprim i tillë ka lënë një shije të hidhur për Michnieëicz-in, i cili ka treguar menjëherë autoritetin e tij dhe e ka lënë 20-vjeçarin në shtëpi për takimin e radhës.

Situata në dhomën e zhveshjes te Legia duket të jetë e nxehtë, teksa përpos Çelhkaës, edhe Kastrati, Johansson e Rose nuk janë përfshirë në listën e trajnerit polak. Vendimi është marrë një ditë para ndeshjes, pasi siç raportohet nga burime brenda skuadrës, këta tre lojtarë prishin atmosferën në dhomën e zhveshjes dhe nuk luajnë për të njëjtin qëllim si klubi. Në këto kushte Michnieëicz ka parapëlqyerë të shkojë në stadium me vetëm 5 alternativa në stol, duke u dhënë kështu një “shuplakë” Kastratit, Çelhakës, Joahansson-it dhe Rose-t. A do të ketë përshkallëzim në Varshavë apo mësime të nxjerra prej mesazhit të trajnerit? Përgjigjen do e japë koha./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online