“Te Vllaznia e kishin mendjen për golin e anuluar në Elbasan“, Xhixho: U zmadhua më shumë se duhej, kërkonin alibi

Pano Xhixho ka komentuar kualifikimin e Vllaznisë në finalen e Kupës së Shqipërisë pas fitores me anë të penalltive kundër Partizanit. Gjysmëfinalja e parë mes këtyre dy skuadrave solli polemika të mëdha, teksa shkodranëve iu anulua një gol në fund të takimit. Megjithatë gazetari i njohur shprehet në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV” se ky episod u zmadhua më shumë nga ç’duhej dhe se kuqeblutë po kërkonin një alibi.

“Kam përshtypjen që ajo ndeshja e parë, ai rasti i diskutueshëm u zmadhua më shumë se duhej. Ajo nuk ishte një ndeshje finale, që të penalizoheshin ose favorizoheshin nga arbitri, pasi kishte edhe ndeshje kthimi. Sot ishte një ndeshje që nuk kishte lidhje me ndeshjen e parë.

Te Vllaznia harxhuan aq shumë energji sa e kishin mendjen për golin e anuluar në Elbasan, sa harruan se duhet të luajnë në kampionat. Kërkuan alibi të tjera. Të gjithë e pamë që nuk ishte Vllaznia e të para. Partizani ishte një skuadër që priste se çfarë do të bënte Vllaznia. Shkodranët kishin topin gjithë kohën”, ka thënë Pano Xhixho./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online