“Të vjen gjynah që të humbësh si sot”! Devolli flet për humbjen e Dinamos: Ne na hyri goli, atyre jo!

Xhuljano Skuka është njeriu i momentit te Partizani. I ardhur nga stoli, sulmuesi arriti që të përmbyste Skënderbeun. Korçarët shënuan të parët me Mensah në të 20. Ndërkohë në të dytën, Partizani kishte më tepër aksione dhe mundësi shënimi. I ardhur nga stoli, Skuka barazoi rezultatin në të 75. Pas driblimeve të bukura të Licos në të djathtën, mjafton një prekje e topit me kokë për të gjetur rrjetën.

Më pas ishte Kallaku që u ndal nga traversa dhe Lico nga shtylla. Teksa po vinin minutat shtesë, pas një pasimit të Xhunior, Skuka arriti që të kalonte portierin e Skënderbeut dhe nga një kënd i pamundur e dërgoi topin në rrjetë për përmbysjen e çmendur në 1-2.

Nga ana tjetër Laçi arriti që të fitonte me shifrat 0-1 ndaj Dinamos. Goli i vetëm u shënua nga Guindo që i gjendur në brendësi të zonës nuk mund të gabonte, duke dërguar topin në rrjetë. Në pjesën e dytë janë hedhur Cinedu dhe Ibrahimi, por pavarësisht dëshirës për të barazuar, asgjë nuk u konkretizua. Tashmë kurbinasit shkojnë tre pikë afër Tiranës dhe janë në pritje të ndeshjes kundër Egnatias nga bardheblutë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Devolli: “Fati i keq që Rexhinaldo nuk mund të luante, e kisha përgatitur skemën me të, na jepte me thellësi. Është gjynah që kemi humbur sot. Më vjen keq për djemtë dhe klubin që të pësojmë prapë gol me lojë të ndaluar. Por ekipi po kërkonte të reagonte dhe kjo më kënaq. Më pëlqeu grinta dhe reagimi. Nuk kemi pasur shumë ditë në dizpozicion për të punuar sesi duhet mbrojtur dhe sulmuar, sipas ideve të mia. Pse në stol Ibrahimi dhe Cinedu? Ishte skema për t’i kapur në thellësi dhe shpejtësi rivalët. I kapëm në pjesën e parë, por ne na hyri goli, atyre nuk i hyri goli”

Mehmeti: “Dua të falënderoj tifozët dhe lojtarët për këtë ndeshje. Nuk ishim shumë në ekuilibër në fillim dhe u vendosëm keq në mbrojtje. Skuadra tregoi që ka forcë karakteri dhe e përmbysëm ndeshjen. Duke parasysh cilësitë e Skukës, e sakrifikuam sot pasi kishte marrë goditje në kavilje. Na e shpërbleu të gjithëve, duhet të rrijë me këmbë në tokë.

Josa: “Jam i kënaqur pasi vinim pas 120 minutave me Egnatian. Ekipi kishte shumë dëshirë për të fituar ndeshjen. Ne nuk kemi vuajtur sot, Dinamo u mundua që të krijonte në gjysmëfushën tonë. E zgjidhëm shumë mirë problemin edhe kur hyri Ibrahimi në fushë. Jam shumë i kënaqur me mënyrën sesi e ruajtëm këtë rezultat. “Nuk mund të qajmë” Regi Lushkjen që iku, që të ketë rrugën e mbarë atje ku shkoi. Lojtarët e tjerë janë shumë të impenjuar dhe shoh besimin e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online