“Tani e kuptoj sesi ndihen tifozët e Juventusit në Champions”, Sarri ia hedh fajin arbitrit për eliminimin

Nga Klaudio Ndreca

Sarri e ka të qartë fajtorin që e ka dërguar Juventusin jashtë “Champions League” duke ia faturuar gjithçka arbitrit. Sipas teknikut të bardhezinjëve, penalltia e dhënë në favor të Lionit nuk ishte pasi në nisje të atij aksioni pretendohet një faull ndaj Higuain.

Për herë të parë në këtë kompeticion të rëndësishëm si trajner i Juventusit, Sarri e kupton edhe ndjenjën e tifozëve për mënyrën sesi largohen nga “Champions League” pas fitimit të Serisë A, duke iu kthyer në një mallkim. “Tani po e kuptoj sesi ndihen tifozët e Juventusit që janë të pafat dhe e shohin “Champions League” si një mallkim. Sepse dalin jashtë grupeve dhe bëjnë mirë në çdo vit, pastaj eliminohen ashtu siç na ndodhi edhe ne sot në mbrëmje, në mënyrë të diskutueshme(gjykimi).

Nuk dua të flas shumë për arbitrin, por ishte faulli që te Higuain. Ne kemi luajtur shumë mirë dhe i krijuam rastet për t’u kualifikuar. Jam i zhgënjyer me eliminimin, por i lumtur me skuadrën. E ardhmja? E thashë edhe në konferencë, nëse gazetarët mendojnë se trajneri varet nga një ndeshje, atëherë ata nuk dinë se çfarë flasin. Champions League është e vështirë për ekipet italiane, vendet e tjera janë më mirë se ne. Na vjen keq që po largohemi vetëm me një ndeshje të humbur”, u shpreh Sarri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online