Mensah rrëzohet psikologjikisht me barrën e fajit që i rëndon mbi supe, lojtarët e Skënderbeut shkojnë ta ngushëllojnë

Dinamo-Skënderbeu ishte një finale e vërtetë në lu.ftën për mbijetesë. Sfida është mbyllur me rezultatin e barabartë dhe faji i gjithi shkon për Mensah. Sekondat e fundit të ndeshjes ishin dramatike, me sulmuesin e bardhekuqve që ballë për ballë me portierin 17-vjeçar të Dinamos më të vështirën e mundshme.

Gjuajta e Mensah ishte e dobët dhe Simoni bën më së miri detyrën e tij, duke i mohuar fitoren kundërshtarit. Memelli është shtrirë menjëherë përtokë dhe nuk i beson syve se si mund ti ikin këto tre pikë mjaft të rëndësishme nga duart në momentin kur edhe pak sekonda kishin mbetur nga vërshëllima e trefishtë e arbitrit.

Por ky rast i humbur është përjetuar edhe më keq nga vetë Mensah, i cili dukej i pafuqishëm dhe i dorëzuar në fushën e lojës, teksa barra e fajit i rëndonte së tepërmi. Gjendja psikologjike e sulmuesit të Skënderbeut u përkeqësua së tepërmi dhe shokët e ekipit kanë shkuar të gjithë pranë tij për ti treguar mbështjen në këtë çast të vështirë për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online