Të rinjtë më të shtrenjtë të Serie A, Kumbulla zë vendin krahë të ardhmes së Juventusit dhe Interit

25 milionë euro ishte shifra që Roma pagoi në arkat e Veronës për të marrë shërbimet e Marash Kumbullës. Një shifër e lartë kjo për një 20-vjeçar, megjithëse ky i fundit është duke shpërblyer çdo qindarkë me paraqitjet e tij, teksa ka zënë vendin e titullarit në skuadër si dhe ka tundur 2 herë rrjetën.

“Transfermarkt” ka publikuar një formacion me të rinjtë më të kushtueshëm nën 21 vjeç të elitës së futbollit italian. Në portë gjendet Donaruma, ndërsa në mbojtje nuk mund të mngonte emri i Marash Kumbullës. Futbollisti shqiptar e gjen veten mes lojtarëve që janë e ardhmja e ekipive gjigante si Juventusi apo Interi. Përkrahë tij shihet emri i De Ligt, më i shtrenjti në listë, si dhe Hakimi apo Bastoni.  Ndërkohë vlera në total e kësaj 11-she është plot 468 milionë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online