“Telefonojeni dhe pyeteni Konten”/ Përse nuk luan? Eriksen nuk pranon vendimin e trajnerit të Interit

0

Eriksen nuk mund të pranojë vendimin e trajnerit Antonio Conte për të qëndruar në stol. Mesfushori danez erdhi si një përforcim ideal për zikaltërit, që do të rriste më tepër kualitetin e organikës së tyre. Ndërkohë në ndeshjet që po zhvillojnë në Seria A dhe Champions League, Eriksen e ka nisur gjithmonë nga stoli. Pikërisht për këtë arsye mesfushori ka bërë reagime të shumta rreth trajnerit, duke mos kuptuar vendimin e tij.

Pavarësisht formës së mirë që zotëron dhe potencialin e madh që e ka treguar edhe më herët, duke u prezantuar si një afrim i bujshëm i Interit, nuk po arrin të marrë një vend titullari. I pyetur nga gazetarët se përse nuk po luan, Eriksen është shprehur: “Nuk e di se përse kam kaq pak shanse. Pyeteni trajnerin. Telefonojeni dhe flisni me të. Ndoshta do t’ju përgjigjet. Nuk i marrë unë vendimet”, u shpreh Eriksen. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.