Në momentin kur klubet shqiptare po “bënin ligjin“, ndërpritet kampionati i futbollit në Maqedoninë e Veriut

Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut mbetet e rënduar. Pandemia po përhapet përsëri me ritme të shpejta te fqinjët lindorë, që janë detyruar të marrin masa shtërnguese për parandalimin e saj. Këtu nuk ka shpëtuar as futbolli. Ndeshjet e fundjavës janë shtyrë dhe kampionati është ndërprerë pa afat.

Një vendim i marrë nga qeveria maqedonase në bashkëpunim me Federatën e Futbollit, që nuk i shkon aspak për shtat skuadrave shqiptare. Këto të fundit ishin duke “bërë ligjin“ në kampionat, teksa Shkëndija dhe Shkupi udhëheqin në tabelën e renditjes pas 10 javëve të luajtura. Të dyja klubet shqiptare kishin arritur një formë mjaft të mirë, që mund të ndikohet nëse ndërprerja do të jetë e gjatë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online