Të rekuperojë versionin më të mirë të lojtarëve kyç, në Spanjë flasin për Baren: “Pitbulli” duhet të kthehet urgjentisht

Keidi Bare ka marrë fanellën e titullarit vetëm 5 herë me Espanjolin këtë sezon. Megjithëse këtu nuk është faji i paraqitjeve të tij, por i dëmtimeve të shumta që e kanë përndjekur. Mesfushori shqiptar ishte një nga pikat thelbësore të skuadrës në kampionatin e kaluar, por këtë edicion nuk gjendet i përhershëm në 11-she. Ndërkohë larg shkëlqimit është edhe Embarba, një tjetër futbollist që sezonin e shkuar ishte i padiskutueshëm për Espanjolin. Mungesat e tyre duket se rëndojnë shumë për skuadrën spanjolle, teksa vetë trajneri është shprehur në programin “Llobregat Blanc-i-blau” se: “Duhet ti bëjmë që të rekuperojnë versionin më të mirë të tyre sepse ua kemi nevojën”.

Ndërkohë për mungesën e Keidi Bares në mesfushë kanë nisur të shkruajnë edhe mediat spanjolle.  “Shqiptari ka ndërprerë së luajturi këtë sezon për arsye të ndryshme, sidomos lëndime, deri në gjashtë ndeshje, nga të cilat Espanjoli ka fituar vetëm një (Cádiz) dhe ka humbur tre (Majorka, Barcelona dhe Selta). Është urgjente që Keidi të ketë vazhdimësi dhe të arrijë futbollin e tij më të mirë, është urgjente të kthehet ‘pitbull’”, është ajo çfarë “Mundo Deportivo” shkruan në artikullin e saj.

Gjithashtu një shkrim dedikuar lojtarit shqiptar vjen edhe nga prestigjozja “AS”, që tregon faktin se Bare është pikërisht futbollisti që i përshtatet më tepër situatave dhe rolit të tij në fushën e lojës. “Rastësisht, është Keidi Bare ai që ka ofruar më shumë garanci, megjithëse ka startuar vetëm në gjashtë nga 18 ndeshjet për shkak të dëmtimeve dhe problemeve të vazhdueshme muskulare, si kundër Levantes (ai luajti disa minuta) dhe në Vigo, ku nuk mori pjesë. Edhe pse ai bën më mirë me një shoqërues sesa vetëm përpara mbrojtjes, Bare e kupton rolin e Morenos në ekip më mirë se kushdo. Ndihmat e tij për krahët dhe qendrat janë të vazhdueshme, ai është i vëmendshëm në topat e dytë dhe në ngadalësimin e lojës së brendshme, përveç se është agr.esiv në duele”, lexohet mes rreshtave në artikullin e “AS”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online