“Luajti ndeshje për Oskar me Milanin“, media italiane lartëson figurën e Rrahmanit: U trajtua si turist por u kthye në lider

0

Amir Rrahmani po njeh vetëm rritje në kampionatin italian, ndërsa mbëmjen e së dielës bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër Milanit. Një përballje ku arriti të zeronte të gjitha shanset e një sulmuesi elitar si Zllatan Ibrahimoviç. Paraqitja e tij ka marrë vlerësimet e “Corriere dello Sport“, e cila në publikimin e saj kujton mënyrën e vështirë si nisi aventura e kapitenit të Kosovës në radhët e Napolit. Debutimi i tij erdhi në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, por që atëherë ka arritur të zërë me sukses vendin e tij në formacion.

“Amir Rrahmani, figura thelbësore e mbrojtjes së Napolit që luajti një ndeshje për Oskar ndaj Milanit të dielën, u trajtua si një lloj turisti deri më 23 dhjetor 2020. Në 14 ndeshje të kampionatit të mëparshëm, plus 6 të fazës së grupeve në Ligën e Europës, ai nuk luajti. As edhe një sekondë të vetme. As një çast të vetëm. Më pas bëri debutimin e tij për 3 minuta në Kaljari në 3 janar, pas pushimit të Krishtlindjes, dhe filloi gradualisht një ngjitje, aq sa Spaleti në prag të ndeshjes kundër Atalantës tha: ‘Ai është një nga liderët e skuadrës‘.“, shkruan “Corriere dello Sport“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.