“Të pashë të vogël dhe mendova se do ta merrja topin në sekondë“, Fabregas kujton takimin e parë me Mesin: U tregova budalla

Cesk Fabregas është kthyer pas në kohën kur takonte për herë të parë Lionel Mesin. Atëherë ishte vetëm 13 vjeç, por kohë më pas do të kthehej në një nga lojtarët më të mirë që bota ka parë ndonjëherë. Mesfushori spanjoll tregon momentin kur ka marrë mësimin më të madh nga “pleshti”, të cilin fillimisht e nënvlerësoi për shkak të fizikut të tij, por më pas ka parë magjinë që Mesi ishte i aftë të bënte në fushë me topin ndër këmbë.

“Do ta kujtoj gjithmonë ditën kur erdhe në dhomën tonë të zhveshjes 13 vjeç dhe na thanë që një djalë argjentinas ishte në provë. Ju uleni dhe nuk flisni gjatë gjithë kohës. Trajneri më tha që në stërvitjen një për një të isha i fortë kundër teje. Të pashë aq të vogël sa mendova se do ta merrja topin për një sekondë. Sa budalla u tregova, më le në tokë dhe që atëherë kam parë që ishe diçka ndryshe. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë luaj në ekipin e parë në Barça, por ta bësh atë me ty dhe me Geri (Piqué) e ka bërë ëndrrën edhe më të veçantë. Ti largohesh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe nuk do të jetë më e njëjtë të shohësh Barcelonën pa ty”, shkruan Cesk Fabregas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *