I pëlqejnë karakteristikat e Kumbullës, Murinjo ka vendosur dyshen e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm

Zhoze Murinjo ka pasur kohën e mjaftueshme për të njohur grupin e lojtarëve të Romës, në mënyrë që të krijojë një ide për formacionin bazë që do të përdorë sezonin e ardhshëm. Dilemat më të mëdha i takojnë mbrojtjes, megjithëse portugezi duket se e ka vendosur në mendjen e tij se cila do të jetë dyshja e parapavijës për verdhekuqtë.

Smalling dhe Mancini janë dy emrat që do të kenë rolin e titullarit në projektin e Murinjos, pavarësisht se nuk kanë bindur plotësisht në sezonin e shkuar. Por për këtë pjesë “special one“ nuk ka pse të shqetësohet, pasi ka në dispozicion një tjetër dyshe të besuar si ajo e Ibanez-Kumbulla.

Trajneri i njohur pëlqen karakteristikat e Kumbullës, konkretësinë dhe hapësirën që talenti shqiptar ka për tu përmirësuar. Duke qenë se Romën e pret përpara një sezon i gjatë, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi do i duhet të bindë Murinjon të luajë sa më tepër ndeshje në edicionin 2021/2022./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online