19 pikë në 8 ndeshje, vetëm 1 humbje, një gol i pësuar dhe vendi i parë në klasifikim, Partizani ka zhvilluar një fazë të parë mjaft të mirë. Edhe pse tek kryeqytetasit ngurojnë që ta përmendin fjalën titull, të gjithë e dinë se a është synimi madhor.
Me Gegën në krye të pankinës dhe me një skuadër të formatuar dhe me djem të rinj e me perspektivë gjërat po bëhen mirë. Rezultatet e mira, reflektohen dhe tek harmonia e grupit, pasi drejtuesit kishin menduar që mbrëmjen e djeshme të organizonin një mbrëmje, ku nuk munguan dhe presidenti Gazment Demi, por dhe drejtori Olsi Rama.
Në një nga restorantet e kryeqytetit skuadra e kuqe ka kaluar një mbrëmje festive, sicc është cilësuar dhe në postimin e bërë në faqen zyrtare. Nuk mund të mungonte dhe tora e ditëlindjes për Esat Malën, i cili festoi 20 vjetorin e lindjes.
POSTIMI I PLOTË I PARTIZANIT
“Drejtuesit, administrata, stafi dhe ekipi kanë përjetuar sonte një atmosferë të ngrohtë festive në ambientet e restorant “UMAMI” në kryeqytet. Një mbrëmje e veçantë në të cilën kanë qenë prezent edhe Presidenti Gazment Demi dhe Drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama. Me rifillimin të kampionatit klubi ka rezervuar një mbrëmje ndryshe për ekipin e shoqëruar me momente gazmore dhe batutat e çastit. Qershia mbi tortë e mbrëmjes ishte edhe 20 vjetori i mesfushorit Esat Mala, ku nuk kanë munguar urimet në këtë përvjetor të titullarit të ekipit”.