Partizani ka njohur edhe kundërshtarin që e ndan nga faza e Play Off në Conference League. Nëse të kuqtë do të kalojnë Valmerian në turin e tretë, do të përballen me humbësin e çiftit Astana-Ludogorest.
Kjo përballje zhvillohet në turin e tretë të Europa League dhe për këtë arsye, humbësi do të shkojë në Play Off të Conference League. Por ndeshja e parë mes tyre ka përfunduar me shifrat 2-1 në favor të Astanës.
Nëse kazakët do të bënin një mrekulli dhe do të kualifikoheshin më tej, ky do të ishte një lajm i keq për Partizanin. Sfida me Ludogorestin do të kthehej në një mision të pamundur pasi disa ditë më parë u pa më së miri edhe te Ballkani i Ilir Dajës. Në ndeshjen e parë Ballkani fitoi me shifrat 2-0, por në ndeshjen e kthimit Ludogorest e përmbysi në 4-0 dhe nuk i la asnjë mundësi ekipit shqiptar që të prekte topin me këmbë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/