“Të paktën nuk shkuan me duart bosh në shtëpi“, Bushati ironizon Serbinë: Ia dhanë çunat nga një dhuratë

Silvana Bushati ka ironizuar ekipin kombëtar serb pas humbjes ndaj Zvicrës. Protagonist absolut ishin edhe dy lojtarët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët sërish kanë marrë skenën në përballjen kundër Serbisë.

Bushati është shprehur në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“ se Serbia nuk shkoi duarbosh në shtëpi, pasi morën një “dhuratë“ nga futbollistët shqiptarë.

“Një gjë e mirë ndodhi, se të paktën Serbia nuk shkoi me duart bosh në shtëpi. Ia dhanë çunat nga një dhuratë“, ka thënë Silvana Bushati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *