Komenti epik nga ylli i Polonisë: Na duhet një skuter për të kapur Mbape

Franca do të përballet ditën e dielë në orën 16:00 ndaj Polonisë, e vlefshme për fazën 1/8 të Kupës së Botës. Kampionët në fuqi vijnë si “kokë grupi”, ndaj një kundërshtari që u kualifikua me mjaft fat. “Gjelat” kanë në organikë një nga lojtarët më të mirë në botë, Kylian Mbappe, i cili kur është në formën më të mirë është mjaft i vështirë për tu ndaluar.

Sulmuesi i Juventusit, Arkadius Milik deklaroi se Mbappe mund të ndalet vetëm nëse grupi bëhet së bashku, pasi individualisht është e pamundur.

“Si të mbrosh ndaj Kylian Mbappe? Duhet të jemi të shpejtë, na duhet një skuter për ta arritur atë. Është e vështirë të luash një kundër një ndaj një nga më të mirëve në botë. Duhet të mbrojë si skuadër, pasi individualisht askush nuk mund ta ndalojë.”- u shpreh Milik për mediat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online