“Anglia më dogji skedinën”, Bushati habit edhe prezantuesin e emisionit: Vura 1000 euro për 7000 euro, e kam me fakte

Silvana Bushati ka dhënë një deklaratë që ka çuditur edhe prezantuesin e emisionit “Botërori Katar 2022”. Në momentin që po diskutoheshin ndeshjet e ditës së nesërme, volejbollistja shqiptare ka befasuar kur u shpreh se ndjen mërzi me Anglinë për shkak se i ka lënë skedinën. Altin Sulçe i ka kujtuar se diçka e tillë është e jashtëligjshme, por Bushati shton se ka faktet dhe bën me shenjë nga celulari i saj.

Bushati: “Me Anglinë jam shumë e mërzitur se më la skedinën. Po bëj tifo për Senegalin”.

Sulçe: “Është e paligjshme. Mos bëj nga këto”.

Bushati: “Çfarë t’i bëj unë. Është e jashtëligjshme për ata, jo për mua që e vë”.

Sulçe: “Më dëgjo mua, është deklaratë e fortë për në televizion”

Bushati: “E kisha 1000 euro për 7000 euro, por ma la Anglia. E kam këtu me fakte“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online