Deri më sot ka pasur jo pak kritika për faktin se te Kosova nuk kemi parë ende një futbollist që vjen nga Shqipëria zyrtare. Por mesa duket pritja do të marrë fund pasi trajneri Shaland ka mundësinë për të bërë disa prova në ndeshjet e ardhshme.
Dardanët do të luajë katër ndeshje miqësore në muajin qershor, por sa i përket dy ndeshjeve që do të luhen në Antalia kundër Guinesë dhe Gambisë, Shaland do të publikojë listën në javën e ardhshme. “Gazeta Olle” ka treguar edhe disa nga risitë që priten pasi këtë herë ndaj Kombëtareve të këtij niveli do të luhet me futbollistët vendas.
Gledi Mici pritet të jetë pjesë e Kosovës në këto takime, duke u bërë kështu futbollisti i Shqipërisë zyrtare që vishet me ngjyrat e dardanëve. Gjithashtu edhe Leonit Abazi pritet që të grumbullohet për këto takime, një tjetër emër që ka lënë gjurmë në Superiore dhe ka veshur dikur fanellën e Shqipërisë. /Sport Ekspres/