Të ngrihesh mbi vështirësitë! Lojtari i Barcelonës tregon fëmijërinë e kaluar në varfëri: Ndaloja njerëzit në rrugë dhe i kërkoja të më blinin ushqim

Të ngrihesh mbi vështirësitë! Ky është rasti i lojtarit të Barcelonës, Rapinha, që ka zgjedhur të tregojë kohën e kaluar në fëmijëri, mes varfërisë. Megjithatë sërish nuk zgjedh që të ankohet dhe ta dramatizojë atë moment duke u shprehur se nuk ishte i uritur, por nga ana tjetër ka ndaluar njerëz në rrugë për t’i kërkuar që t’i blenin ushqim.

“Do të ishte e padrejtë të them se kam qenë i uritur në shtëpi. Nuk ka pasur kurrë mungesë ushqimi atje. Megjithatë, pas stërvitjes, ndaloja në rrugë dhe u kërkoja njerëzve të më blinin diçka për të ngrënë ose për të pirë. Disa më ndihmuan, të tjerë jo. Gjithçka që mund të bëja ishte të prisja që të vinte autobusi për të më çuar në shtëpi që të mund të haja. Ishte koha kur isha 12-14 vjeç – shpjegoi braziliani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online