E mbani mend djaloshin që i dha shpejt topin Arnold te përmbysja me Barcelonën? Tani është kthyer në talent, shënoi 3 gola ndaj Ajax në Champions

Ndeshja mes Liverpool-it dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019 përflitet edhe sot për shkak të kthesës së pabesueshme të klubit anglez. Barcelona fitoi ndeshjen e parë në stadiumin e saj me 3-0 dhe thuajse të gjithë ishin të sigurt se katalanasit do të shkonin në finale dhe do të eliminonin Liverpool-in, por ata përjetuan një tronditje të vërtetë në ndeshjen e dytë.

Liverpool arriti të bëjë një mrekulli në Anfield dhe mundi Barcelonën 4-0, që është një nga tronditjet më të mëdha që kemi parë ndonjëherë në Champions League. Në një atmosferë të pabesueshme në Anfield, kuqezinjtë arritën të shënojnë deri në katër gola ndaj Barcelonës, e cila dukej krejtësisht e humbur gjatë gjithë 90 minutave dhe lojtarët e këtij klubi nuk mund ta besonin atë që po ndodhte me ta në Liverpool.

Mirëpo, këtë ndeshje e ka shënuar në veçanti një gol dhe ai për 4-0 në minutën e 79-të, i shënuar nga Divock Origi. Liverpool kishte epërsi 3-0 në atë kohë, gjë që garantonte kohën shtesë, por më pas në minutën e 79-të, skuadra angleze arriti në mënyrë të jashtëzakonshme të befasonte mbrojtjen e Barcelonës dhe të shënonte golin e katërt.

Siç e dinë të gjithë tashmë, Trent Alexander-Arnolod ekzekutoi me shpejtësi goditjen nga këndi. Në qendër të vëmendjes ishte një djalosh që mblidhte topat i cili reagoi shkëlqyeshëm me shpejtësinë në shërbim të Arnold, pasi menjëherë ia kaloi topin Alexander-Arnold, gjë që e lejoi mbrojtësin e djathtë të Liverpool të bënte atë që bëri më vonë.

Ai quhet Oakley Cannonie dhe tani është 15 vjeç, pjesë e moshave të Liverpul. Pak ditë më parë ka treguar se është talent i madh duke shënuar tre gola kundër Ajax në Champions League për të rinjtë. Në fitoren e marrë 4-0, ky lojtar bëri përshtype, ndërsa në sezonin e kaluar shënoi 41 gola në të gjitha kompeticionet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online