Lionel Mesi është larguar nga Barcelona dhe mes mesazheve të shumta që kanë mbërritur për yllin argjentinas, më i veçanti vjen nga De Jong. Futbollisti holandez ka bërë një postim prekës dhe emocionues. Duke kujtuar fëmijërinë teksa ndiqte magjinë e Mesit nga televizori, De Jong kishte mundësinë për të luajtur me yllin e futbollit botëror te Barcelona.
“Kur isha fëmijë i kam shijuar ndeshjet e tua nga televizori. Të ndiqja teksa isha me vëllain tim, të ndiqja nga televizori. Kur erdha te Barcelona e pashë se çfarë njeriu i jashtëzakonshëm që ishe. Ëndërr që të luaja me lojtarin më të mirë në histori. Kam shijuar çdo moment, brenda dhe jashtë fushe. Tani ti duhet të vazhdosh me magjinë tende, ndërsa unë do të kthehem te televizori për të ndjekur si dikur”, shkruan De Jong. /Sport Ekspres/