Transferimi i Lukakut tek Chelsea nuk ka shpëtuar pa një reagim zyrtar të tifogrupit zikaltër. “Curva Nord” ka dhënë një komunikatë zyrtare, duke i treguar sulmuesit të Belgjikës se ishte Interi skuadra që e përkrahu kur po kalonte një moment të vështirë në karrierën e tij.
“I dashur Lukaku, nga ty kishim pritur një sjellje tjetër. Më të ndershme dhe më të sinqertë. Por, përtej faktit qe të kemi pritur dhe mbrojtur si femijën tonë, si njërin prej nesh, edhe ti e ke treguar se si gjithë te tjerët, i përulesh parave.
Të urojmë më të mirën, edhe pse jo gjithmonë lakmia të dërgon drejt suksesit. Tani të qëndrojmë të gjithë bashkë në të njëjtin drejtim. Kokën ulur dhe të luftojmë fortë. Interi përpara çdo gjëje.”- shkruhej në deklaratën e Curva Nord./Elio Hajdari-Sport Ekspres/