“Te Manchester City rri në stol Alvarez, Foden dhe Mahrez!” Mourinho thumbon Guardiolën: Ne me 7 milionë euro merkato dhe jemi në finale, jemi të pabesueshëm

Mourinho ka zhvlerësuar arritjen e Pep Guardiolës në finalen e Champions League. Portugezi ka kujtuar investimin e madh që është bërë nga klubi anglez, duke e paralelizuar me ekipin e tij, Romën, që nga krahu tjetër është në finale të Europa League.

“Të vetmet skuadra që nuk kanë vështirësi janë ato skuadra fantastike që kanë lojtarë me vlerë 40 ose 70 milionë euro në stol. Te Manchester City, futen nga stoli Alvarez, Foden dhe Mahrez. Me ne, nëse mungojnë katër ose pesë lojtarë, atëherë është vuajtje. Te Roma futen lojtarët sipas radhës. Ne kemi investuar shtatë milionë euro në merkato dhe po luajmë në finale. Prandaj jemi të pabesueshëm”, tha Mourinho. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online