“E kam menduar kurthin për Vllazninë”! Trajneri i Partizanit nuk heq dorë nga titullin kampion: Do presim që të humbasë Tirana

Partizani kishte shansin e artë për të parakaluar Tiranën në renditje në derbi. Megjithatë bardheblutë arritën të barazonin 1-1, duke ruajtur kështu diferencën prej dy pikësh më shumë. Ndeshja e radhës për të kuqtë do të jetë kundër Vllaznisë dhe Kolela e di vështirësinë e takimit. Pavarësisht sesi shkoi derbi, tekniku i të kuqëve nuk heq dorë nga titulli kampion.

“Paraqitja e skuadrës në derbi nuk më ka bindur dhe jam i nxehur. Nuk është problem rezultati që morëm, por problemi është që nuk bëmë atë që duhej të bënim dhe motivet që nuk e arritëm janë të shumta.

Nëse fitojmë ndaj Vllaznisë, duhet të presim që të humbasë kundërshtari. Shkodranët janë të rrezikshëm në këto momente sepse kanë humbur ndeshje dhe këto javë të fundit janë në garë për Europën. Do të luajmë gjithçka që kemi ndaj Vllaznisë.

Nuk jam unë ai që duhet të ndryshoj diçka. Nëse shkoj në fushë, kam më pak shqetësime. Problemi është se do të përgatitësh gjëra dhe ti respektosh në fushë. E kam menduar kurthin ndaj Vllaznisë por nuk ua them”, tha Kolela. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online