“Të lumtur që e patë në fushën tuaj“/ Mesi-Ronaldo fusin në “sherr” ekipet, Juventusi: Ju sjellim të duhurin në “Kamp Nou”

Një sfidë si ajo e mbrëmshmja mes Juventusit dhe Barcelonës nuk ka kaluar pa një thumbime. Nëse sfida e parë u luajt në fushë, një tjetër fill pas saj është luajtur në rrjetet sociale. Mesi dhe Ronaldo janë bërë shpesh burim debatesh për atë që quhet ndryshe si GOAT, ose ndryshe më i madhi i të gjitha kohërave.

Dy sulmuesit kanë futur tashmë në “sherr” ekipet e tyre. Barcelona ka shkruar në faqen e vetë në “Twitter“ një postim me fjalët: “Jemi të lumtur që patët mundësinë të shihnin më të madhin e të gjitha kohërave në fushën tuaj”. Ndërsa në postim kanë etiketuar faqen zyrtare të Juventusit si dhe e kanë shoqëruar me një foto të Leo Mesit gjatë ndeshjes.

Por kundërpërgjigja nuk ka munguar. Bardhezinjtë u janë kthyer me fjalët: “Me shumë mundësi e keni parë në fjalorin e gabuar. Do ju sjellim të duhurin në ‘Kamp Nou‘”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online