Të lodhur nga refuzimet e Chelsea për Armando Brojën, West Ham e gjen zgjidhjen në Portugali

0

West Ham e kishte kthyer Armando Brojën në objektivin kryesor. Nëse për ekipet e tjera sulmuesi shqiptar ishte një mundësi e mirë për t’u përforcuar, Moyes e kishte si dëshirë kryesore në merkaton e verës.

Por për shkak të refuzimeve të shumta nga Chelsea dhe me merkaton që po vjen drejt mbylljes, strategjia është ndryshuar. West Ham e ka braktisur pistën e lojtarit të Shqipërisë dhe është hedhur në sulm për sulmuesin e Benfikës, Goncalo Ramos, me vlerën e kartonit që shkon përafërsisht në 30 milionë euro. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.