Granada bëhet gati për përballjen që do të ketë ndaj Teutës në turin e dytë të “Europa League”. Ekipi spanjoll ka mbetur tërësisht i kënaqur me atë që ofron Durrësi në udhëtimin që do të bëjë skuadra, por ka vetëm një frikë që lidhet me fushën në “Niko Dovana”.
Antonio Javier Rodriguez, drejtori i Infrastrukturës së Granadas ka parë nga afër terrenin në Shqipëri. Vlerësimi ka qenë i lartë dhe në një intervistë për mediat spanjolle ka nënvizuar mikpritjen që do të gëzojë Granda në Shqipëri.
E vetmja pengesë për të është fusha e blertë që ndryshon nga vendet ku është mësuar skuadra spanjolle që të luajë më parë.
“Teuta, hoteli dhe shërbimet e transportit na kanë ndihmuar në gjithçka. Duke qenë se udhëtimi është shumë i gjatë është e vështirë kjo lloj lëvizje. Vetëm se fusha e këtij stadiumi nuk është nga ato të zakonshmet në Spanjë.
Nuk është shumë e përshtatshme për lojën tonë. Për më tepër që ka edhe një planimetri të parregullt. Por këto janë kushtet dhe nee duhet të përshtatemi”, mbyllet vlerësimi. /Sport Ekspres/