Giacomo Vrioni heq dorë nga numri i preferuar te Juventusi, e kërkoi i shumëpërfoluri Kulusevski

0

Xhakomo Vrioni ka hequr dorë nga numri i preferuar i fanellës te Juventusi. Sulmuesi shqiptar ka mbajtur gjithmonë “44” pas shpinës së tij, por kjo nuk ka për të ndodhur më në të ardhmen. Talenti i shumëpërfolur i Juventusit dhe që sapo mbërriti në këtë sezon, Kulusevski, ishte lojtari që kërkoi këtë numër dhe drejtuesit e Juventusit do t’ia plotësonin menjëherë dëshirën.

Nga ana tjetër për Xhakomo Vrionin që është i fiksuar pas numrit katër ka një shtim me këtë shifër domethënëse për të, pasi do të mbajë në fanellë “48”. Të paktën kështu është vendosur nga ana e Juventusit, pasi pritet të shihet nëse do të vazhdojë që të jetë pjesë e bardhezinjëve. Ofertat nga Serie B nuk kanë munguar për sulmuesin e Shqipërisë që duhet të marrë vendimin për vazhdimin e karrierës. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.