Të gjitha detajet/ Marash Kumbulla zyrtarizohet për çështje orësh, firmoset kontratë afatgjatë

Pas një sezoni fantastik të zhvilluar me ekipin e Veronës ka ardhur momenti që Marash Kumbulla të korr frytet e punës së një sezoni. Mbrojtësi i Shqipërisë do të jetë pjesë e Romës për çështje orësh, ndërsa zyrtarizimi është vetëm formal për t’u mbyllur.

Tashmë janë zbuluar edhe detajet e firmosjes së kontratës. Lojtari kuqezi do të jetë pjesë e Romës deri në vitin 2025 duke treguar këtu gjithë besimin e madh që kanë drejtuesit e klubit kryeqytetas. Ndërsa për vetë mbrojtësin kjo rezulton si zgjedhja më e mirë, pasi nëse do të kalonte te ekipe si Juventusi do të vuante për mungesën e hapësirës dhe në këtë moment kërkohet vetëm rritja dhe minutazhi i plotë.

I vetmi dyshim nga ana e mediave është për shifrën e saktë që do të kryhet ky transferim që vjen si huazim me të drejtë blerje. Ajo që përflitet është një shumë prej rreth 30 milionë eurove që do të shkojë në arkat e klubit të Veronës, por nga ana tjetër mund të jetë edhe paksa më e ulët për shkakun se do të futet edhe Mory Bamba në këtë operacion, për të shkuar nga Roma te Verona dhe për të ulur disi shifrën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online