Te Juventusi e priste stoli, trajneri lavdëron Higuainin në Amerikë: Kishim vite që prisnim një lojtar të tillë

Higuan ka thyer një rekord mjaft negativ në MLS, pasi ka shënuar një gol nga faulli pas shumë vitesh. Argjentinasi shënoi golin e parë në Amerikë me një super goditje nga distanca duke gëzuar dhe trajnerin e Majamit, që theksoi se kishte vite që e priste lojtar me aftësi të tillë.

“Ne kemi pritur për vite një lojtar me kualitete të tilla, na dha një emocion të madh. Në dy ndeshjet e para nuk shënoi dot, por tani po. Dhe unë jam shumë i gëzuar që ai shënoi.”- u shpreh trajneri Diego Alonso.

Higuain u largua nga Juventusi këtë vit, pasi nuk bindi trajneri e ri, Pirlo që të zintë një vend në formacionin e skuadrës. Për këtë arsye sulmuesi argjentinas preferoi të kalonte në Amerikë, sesa të rrinte në stol tek bardhezinjtë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *