“Dy-tre lojtarë nga jashtë dhe jemi gati”, Ahmataj tregon Skënderbeun e ri: Shumë talente, pak eksperiencë

Skënderbeu i këtij sezoni të ri do të ndryshojë tërësisht nga ekipi që kemi parë më parë pasi ka ndryshime të mëdha. Për ta nisur që nga trajneri, atje ku Ilir Daja i ka hapur vendin Ahmatajt. Ky i fundit ka detyrën e vështirë për t’i marrë maksimumin një grupi që nuk mund të motivohet lehtësisht kur është dhënë edhe vendimi për mbajtjen e dënimit 10-vjeçar të korçarëve në Europë. Në një intervistë për “Supersport”, trajneri i ri i Skënderbeut ka treguar edhe projektin e klubit të ri me shumë talente dhe pak eksperiencë.

“Është një ekip i ndërtuar thuajse nga e para, me djem të rinj. Jemi munduar të bëjmë një punë të madhe në seleksionimin e futbollistëve që do të ishin pjesë e Skënderbeut. Tani duhet koordinimi i të gjitha reparteve që të shkojmë atje ku duhet. Kemi element të talentuar, por që nuk kanë eksperiencë. Faza përgatitore e zgjatur na ka bërë mirë. Me dy-tri afrime të reja që presim të na vijnë nga jashtë besojmë se e kompletojmë grupin.

Kemi marrë Ditmar Bicajn, i vetmi që ka eksperiencë të mjaftueshme në Superiore, por edhe lojtarë të tjerë si Meksi, është djalë inteligjent dhe konsiderohet me përvojë. Jemi bazuar te seleskionimi i elementëve të rinj me talent, që të ecin para.

Oshilacionet janë të pranueshme të një grup i ri, Kjo ka bërë që rezultati të jetë në favor të kundërshtarit. Mund të kemi stabilitet për një kohë të gjatë, duke qenë dominant në lojë, por nuk ndodh për 90 minuta. Miqësoret i kemi provuar lojtarët që donim të merrnim. Pjesërisht jam I kënaqur me bazën e skuadrës, atë që do të na udhëheqë në vazhdimësi”, ka thënë Ahmetaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online