E rrallë/ Koronavirusi thyen rregullat në lojtarin “anormal”, nuk i ndahet Zlatan Ibrahimoviç

Nga Klaudio Ndreca

Në lojtarin që po thyen rregullat në futboll, Koronavirusi po thyen rregullat e përcaktuara nga organizmat e shëndetsisë. Zlatan Ibrahimoviç ka rezultuar pozitiv nga pandemia 14 ditë më parë, duke mos pasur mundësinë që të luajë me Milanin në takimin ndaj Rio Aves.

Sulmuesi suedez e priti me buzëqeshje këtë sfidë të re, duke mos u frikësuar për asnjë moment të vetëm. Padyshim që pandemia kishte zgjedhur njeriun e gabuar për të sfiduar, pasi Zlatan Ibrahimoviç i tejkalon gjithmonë. Por nga ana tjetër ka ndodhur edhe një rast i rrallë që ka lënë Milanin të surprizuar.

Klubi kuqezi ka bërë testin e dytë për Ibrahimoviç pasi kaluan 14 ditët dhe rezulton sërish pozitiv. Të gjithë prisnin që suedezi të rezultonte negativ pasi në bazë të informacioneve që janë dhënë për Koronavirusin, duhej të ishte larguar. Por mesa duket pandemia kërkon që ta zgjasë edhe më shumë sfidën me sulmuesin e njohur dhe kjo mund t’i prish jo pak punë. Sigurisht, Ibrahimoviç vazhdon të mos trembet aspak për shëndetin e tij, por nga ana tjetër po afron derbi me Interin dhe tanimë vendoset në pikëpyetje prezenca e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online