Në një qytezë në Veneto, Rekoaro, shumë larg zhurmës dhe mes natyrës, “strehohet” arbitri i ndeshjes Inter-Juventus, teksa shprehet: Fëmijët e mi janë të shqetësuar
Daniele Orsato, arbitri i Inter-Juventus, është duke kaluar ditë të vështira. Në Rekoaro, fshati ku banon, po jetohen orë të tensionuara. Kështu tregon “Corriere di Verona”: “Familja Orsato e Rekoaros është e shumtë, të mbrojtur mirë gjeografikisht dhe praktikisht të paarritshëm, por militantët e urrejtjes i kanë gjetur…
Në Parlati arrihet ku mbaron rruga, është kisha dhe një shesh i vogël ku dy fëmijë biondë janë duke luajtur deri sa dy të panjohur afrohen. Fëmijët i fut në shtëpi një zonjë, që e shqetësuar informohet: “Jam gruaja e Daniele Orsatos. Jo, nuk jap deklarata, asgjë. Nuk them asgjë”. Pyetja që i bëhet është: a keni frikë? “Por, nuk e sheh se si jemi vendosur këtu?”, e thotë me një gjest me dorë. Në atë fshat, mes maleve dhe fushave të blerta, nuk kalon asnjë makinë. “Ja, ne jemi vendosur kështu. Nëse doni të flisni me tim shoq, prisni jashtë”.
Më pas, “Daniele Orsato mbërrin nga pas, me fanelë blu me ngjyrat e Italisë dhe edhe ai i fut fëmijët në shtëpi. “Janë të shqetësuar dhe nuk dua që të jenë kështu”. Shqetësime? “Telefononi federatën dhe pyesni, unë nuk deklaroj asgjë”. Më pas, edhe ai, bën atë gjestin e atij që duket i padukshëm: “Nuk e shihni se si jetojmë?”.
Në telefon, koordinatori Ricoli i mohon të shtojë fjalë përpos atyre që ka thënë, por se për çfarë ka frikë është e qartë: “Mjafton të shohësh përreth”. Pikërisht, në këtë fshat nuk ka asnjë, vetëm miq dhe familja Orsato, por megjithatë urrejtja e post ndeshjes Inter-Juventus është e madhe dhe ka patrulla policie që shpesh kalojnë nga shtëpia e Orsatos.