Të gjithë të fiksuar me CR7, një tifoz i veçantë ishte në “Tardini”

Javën e kaluar ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në Torino për të ndjekur sfidën midis Juventus dhe Lacios. I njohur si një tifoz i bardhezinjve, kreu i qeverisë shqiptare bëri dhe një foto me Kristiano Ronaldon në fund të ndeshjes.

Juventus u përball mbrëmjen e kaluar me Parmën dhe në stadiumin “Tardini”, ishte një tjetër kryetar qeverie. Antonio Kosta, Kryeministri i Portugalisë, ishte i pranishëm për të ndjekur nga afër dhe për të mbështetur Kristiano Ronaldon, siç citon “Gazzetta dello Sport”.

Në stadium ishte një atmosferë e zjarrtë dhe Antonio Kosta, njëkohësisht një tifoz i madh i Kristiano Ronaldos, shijoi nga afër paraqitjen e lojtarit dhe ekipit të Juventusit. Kreu i qeverisë portugeze mbërriti në Itali një natë më parë në Itali dhe ndoqi takimin në stadiumin e Parmës me shpresën për të shijuar nga afër golin e parë “italian” të 33-vjeçarit.

Ronaldo nuk shënoi, por bardhezinjtë arritën të siguronin një fitore me vlera, që i mban në vendin e parë të renditjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *