Pontivi u ndesh një natë më parë me gjigantët e PSG-së në Kupën e Francës, në një ndeshje, që e humbi me rezultatin e thellë 0-4. Një autogol, Nejmar, Mbape dhe Draksler ishin shënuesit e sfidës dhe pas përfundimit, numri një i stolit të ekipit modest, Alan De Lur foli për mediat duke dhënë një deklaratë, që shkaktoi jo pak humor.
“Shpresoj që të rikthehemi përsëri për të luajtur në këtë raund, por shorti të jetë pak bujar me ne dhe të kemi përballë një kundërshtar të lehtë. Për shembull Olimpikun e Marsejës.”
Kujtojmë, Marseja u eleminua një ditë më parë nga ekipi i Andrezjë, të cilët luajnë në National 2, ndryshe kategoria e katërt nga rëndësia. Ndërkohë, ekipi i Pontivis luan një divizion më poshtë se Andrezjë, në National 3.