Në këtë verë, kur pjesa më e madhe e lojtarëve kuqezi vuanin për të gjetur skuadër, Kamer Qaka ishte një prej emrave më të kërkuar. Steaua investoi plotë 400 mijë euro për kuqeziun.
Por, vështirësitë në përshtatjen me ekipin e ri, u shoqëruan me dyshime për të ardhmen e 23-vjeçarit. Politeknika Iashi provoi ta rikthente shqiptarin në ekip, në formë huazimi, ndërsa për shërbimet e tij interesohej edhe Voluntari.
Në një kohë kur të gjithë prisnin të mësonin diçka rreth vazhdimësisë së Qakës, mesfushori ka firmosur. Kuqeziu lidhi marrëveshje me kompaninë gjigande të pajisjeve sportive, “Adidas”.
23-vjeçari do të jetë një prej inazheve të markës së mirënjohur në Rumani, ndërsa do të vazhdojë të aktivizohet te Steaua e Bukureshtit. Aspak keq si për një start relativisht të vështirë të aventurës në kryeqytetin rumun.