Tirana ka arritur të fitojë ndaj Dinamos me shifrat 1-0, megjithëse ka zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta. Në fakt, më e dobëta mund të ketë qenë ajo e luajtur në shtëpi ndaj Vllaznisë, teksa shkodranët e dominuan në çdo aspekt, por pa gjetur dot golin.
Të gjithë e kritikuan Tiranën për atë paraqitje të dobët ku vetëm fati i shpëtoi nga humbja, por Visar Bekaj ishte i vetmi që “buzëqeshi” pas ndeshjes duke njohur mentalitetin e kampionit: “Nëse nuk mposhtemi edhe kur jemi në ditë të keqe, kjo do të thotë shumë për ne. Ekipi kampion dallohet kur nuk humbet në një ditë të keqe, prisja t’ia vidhnim me dinakëri fitoren Vllaznisë”.
Saktësisht kjo është ajo që ndodhi në përballjen kundër Dinamos, në një derbi që në fund nuk do të kujtohet për lojën e bukur të tyre, por për ndeshjen e humbur me shifrat 1-0. Pra në këtë mënyrë Visar Bekaj tregoi se ka jo vetëm lartësinë e duhur në fushën e blertë, por mentalitetin dhe mënyrën e duhur të të menduarit që i përket një ekipi kampion. /Sport Ekspres/