FOTO/ U kthye në “dentist” në fushën e lojës, Torreira bën humor pas Interit: Një pikë më shumë, por një dhemb më pak  

Lukas Torreira ishte protagonisti kryesor në sfidën e mbrëmshme kundër Fiorentinës. Mesfushori uruguajan ishte autori i golit për vjollcët në minutën e 50, por ky nuk ishte i vetmi episod ku tërhoqi vëmendje.

Gjatë lojës, Torreira mori një goditje në fytyrë, pas sëcilës kërkoi për një shami. Lojtari 26-vjeçar dalloi dhembin e tij të lëvizte dhe vendosi që për një moment të kthehej në “dentist”, duke e hequr nga goja e tij.

Pas ndeshejs uruguajani ka shpërndarë një foto në rrjetin e tij social, ku vendos të bëjë edhe humor. “Një pikë më shumë, por një dhemb më pak”, shkruan Lukas Torreira bashkangjitur fotos që tregon gojën e tij me një dhemb më pak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online