Gafa që erdhi atëherë kur nuk pritej, Berisha vë në dilema trajnerin: Duhet të mendoj se kush do të luajë

Në kokën e Juriçit kanë nisur përsëri dilemat për zgjedhjen që duhet të bëjë për portën. Në momentin kur dukej se Etrit Berisha hipotekoi vendin e tij mes shtyllave të Torinos, situata merr një tjetër rrjedhë. Portieri shqiptar bëri një gafë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Xhenoas, të cilëve u dhuroi golin e fitores. Një gabim ky që tashmë ka hapur përsëri garën për vendin e titullarit në katërkëndëshin e Torinos. Diçka e konfirmuar edhe nga vetë Ivan Juriç në intervistën e dhënë pas ndeshjes.

“Milinkoviç-Saviç bëri mirë në pjesën e parë të kampionatit, pastaj gaboi dhe humbi besimin. Berisha bëri mirë në dy ndeshje, pastaj sot (dje)… Tani është gjithashtu e vështirë të gjykosh. Tani ka një pushim dhe do të duhet të mendoj se kush do të luajë më pas në rifillimin e kampionatit”, ka thënë Ivan Juriçi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online