Armando Sadiku është zyrtarizuar në minutat e fundit të merkatos te Malaga. Bëhet fjalë për një huazim, ndërsa sulmuesi shqiptar e gjeti mënyrën për t’u larguar nga Levante.
Por në ambientin e ri nuk e presin në mënyrën e dëshiruar. Të gjithë tifozët janë skeptikë sa i përket Sadikut dhe së kaluarës së tij. Mërzitja e tyre me drejtuesit e klubit ka nisur që me rastin e ish-sulmuesin të Leiçesterit, Shinji Okazaki, që u largua vetëm për shkakun e rrogës së lartë.
Nga shumë komente të mbërritura në adresën zyrtare të Malagas në “Facebook” mbi zyrtarizimin e Sadikut, pjesa më e madhe ishte negative dhe e quanin si një turp të madh arritjen e marrëveshjes me sulmuesin, ndërkohë që prisnin zgjidhjen për Okazakin. /Sport Ekspres/
https://www.facebook.com/MalagaCF/photos/a.121604017885435/2481052818607198/?type=3&theater