Lecce firmos me sulmuesin në minutat e fundit, Babacar ia mohon ëndrrën Cikalleshit

Në orët e fundit të mërkatos, skuadra e Lecces ka firmosur me një sulmues të ri. Khouma Babacar është zyrtarizimi më i ri te verdhekuqtë. Sulmuesi i Sassuolos do të kalojë në formë huazimi për një vitë tek jugorët e Lecces. Në rast të blerjes së kartonit Babacar nuk do të kushtojë më tepër se 3 milion euro. Sulmuesi nigerian ka bindur më tepër drejtuesit italian, duke lënë jashtë Sokol Cikalleshin.

Skuadra e Lecces ka pasur një interesim për sulmuesin shqiptar i cili nuk ka vijuar më tej. Minutat e pakëta në këmbë dhe mungesa e golit nga ana e Cikalleshit ka tërhequr pas tentativat. Ndryshe nga sulmesi shqiptar, Babacar ka zhvilluar tre super sezonte te Fiorentina dhe dy të tjera pozitive me Sassuolon. Aq më tepër që Babacar është njohës i mirë i kampionatit italian.

Megjithatë nga ana e Cikalleshit ende ka disa situata të paqarta që mund të kenë sjellë mos interesime në këta merkato. A ka sulmuesi shqiptar raporte të mira me skuadrën turke të Akhisarspor? Mendohet se jo. Ndryshe nuk ka sesi të justifikohen zero minuta në tre ndeshjet e para të kampionatit si dhe në finalen e Superkupës.

Mendohet se skuadra turke i ka bërë dalje sulmesit shqiptar. Në merkaton e verës Akhisarspor ka nënshkruar me tre sulmes të rinjë dhe dy mesfushorë me tipare sulmuese. Çka e bënë qëndrimin e Cikalleshit të panevojshëm. Aq sa skuadra turke mund ta lërë si futbollist të tillë muajt në vazhdim apo në situatën më të mirë, në merkaton e janarit./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online