“Nuk kam çelës t’i zgjidh punët në sekondë”, Xhaferi zbulon strategjinë: Do investojmë në çdo qelizë, rezultati shihet vitin tjetër

Bashkia Shkodër ka nënshkruar marrëveshjen me sipërmarrësin Alban Xhaferi, i cili për 5 vitet e ardhshme do të këtë një marrëdhënie partneriteti për klubin e Vllaznisë. Synimi është rikthimi i kuqebluve në vendin që i takon në arenën e futbollit shqiptar dhe për të arritur këtu Xhaferi ka zbuluar më shumë nga strategjia që do të ndiqet. Në një prononcim për “Zona Gol”, biznesmeni Shkodran shprehet optimist se rezultatet do të vërehen që vitin e ardhshëm.

“Do investojmë në cdo qelizë. Duke filluar nga akademitë për të vazhduar te ekipi A, që vitin tjetër do të ketë qëllim të ri. Do të përpiqemi të sjellim sponsor të fuqishëm. E mira që ka futbolli i Shkodrës është që ka shumë interes por edhe përgjegjësi. Do të rritet numri i tifozëve në stadium, që normale do të rrisë edhe të ardhurat. Sezonin e ardhshëm do të synojmë të jemi pjesën sipër mesit të tabelës dhe jo duke luftuar për mbijetesë. Ka shumë besim se do arrijmë aty ku i takon Shkodrës dhe Vllaznisë.

Në këtë marrëveshje jemi partneri që do të financojë si nga ana teknike ashtu edhe financiare. nuk kam parë asnjë formulë të saktë nga asnjë prej klubeve. Kur ekziston vullneti dhe dëshira jam optimist që do ecim përpara dhe rezultati do shihet që nga viti tjetër. Vendimet do të merren bashkarisht. Ne do të marrim pjesë që te strategjia që do të bëjmë për vitin tjetër. Unë nuk kam celësin t’i zgjidh punët me sekonda. Mendoj që me një projekt të mirë do të ketë optimizim. Gjatë kohës së kësaj marrëdhënieje mund të ndiqen edhe hapat e privatizimit”, ka thënë Alban Xhaferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online