Të gjithë flasin për Egbon, mbrojtja e Tiranës ka një sekret

Pas 3 ndeshjeve të fundit nga Tirana, të gjithë flasin për Egbon. Jo më kot, pasi bardheblutë kanë marrë 9 pikë në këto përballje, për të rikthyer dëshirën e madhe të titullit për 100 vjetorin.

Por ajo që lihet disi e mënjanuar, është sekreti i mbrojtjes. Atje gjendet Gentian Muça, rikthimi i një lojtari të madh që fitoi betejën kundër gjithçkaje, për t’u kthyer në fushën e blertë. Vetë trajneri Egbo shprehet se lojtarëve të tij u thotë që të mbajnë ndeshjen pa gola të pësuar, ndërsa një tundje e rrjetës së kundërshtarit do të vijë herët a vonë.

Kjo falë shpatullave të Muçës që po mbajnë mbrojtjen, ndërsa si rrallëherë më parë në këtë sezon, mbrojtja është pika e fortë e Tiranës. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online