“Të gjitha për të gjitha”! Duhet të evitojë rënien në Kategorinë e Parë, Skënderbeu nuk ka më për të humbur ndaj Tiranës

“Të gjitha për të gjitha”! Skënderbeu nuk kam se çfarë të rrezikojë ndaj Tiranës. Ndeshja e kësaj jave do të jetë më shumë sesa e rëndësishme për korçarët. Aktualisht në vendin e fundit dhe me plotë 10 pikë diferencë nga vendi i tetë, Egnatia, që të dërgon në Play Off.

Diferenca është e frikshme kur kanë mbetur dhe vetëm 9 ndeshje nga fundi i kampionatit. Përveçse fitores në ndeshjet direkte me kundërshtarët e mbijetesës, korçarët e kanë detyrim që t’ia dalin edhe ndaj Tiranës.

Një tre pikësh i tillë do të rriste sadopak shpresat e tyre pasi bardheblutë nuk do të siguronin ende matematikisht kampionatin dhe do të kërkonin pikët në ndeshjet e radhës, që i përkasin edhe ndaj rivalëve të drejtpërdrejt të Skënderbeut. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *