Të gjitha mediat dalin blof me Mino Raiolan që “ringjallet”, shihni rastin që po bën xhiron e rrjeteve sociale: Si Drogba u shërua nga malaria në…25 minuta

Një gabim fatal dhe tërësisht i pabesueshëm ka ndodhur sot me mediat sportive në gjithë Europën. Në këtë kohë që po jetojmë dhe me rrjetet sociale që lidhin njerëzit në mbarë botën, në fare pak sekonda, ka edhe pasoja si në rastin e Mino Raiolës. Nga Marca te prestigjoze britanike e deri te ato italiane, të gjithë raportuan se menaxheri më i njohur i futbollistëve kishte ndërruar jetë. Për më tepër kishin nisur edhe artikujt në formën e homazhit për të treguar se kush ishte Mino Raiola.

E kur të gjithë po përgatiteshin dhe prisnin datën e va.rrimit, Mino Raiola dërgon mesazh në “Tëitter” ku shprehet se është gjallë dhe ndihet i zemëruar me mediat që e vra.sin para kohe, dy herë në vetëm katër muaj. Në Tëitter ajo që po bën xhiron aktualisht është rasti i ngjashëm me Drogba, që daton në 2010 dhe gafën e madhe do ta bënte Sky Sport. Në orën 13:44, asokohe do të vinte raportimi se sulmuesi ishte diagnostikuar me malarie dhe vetëm 25 minuta më vonë, gjithçka do të hidhej poshtë nga Anceloti. “Ringjallja e Raiolës më e shpejtë se rikuperimi i Drogba nga malaria”, është kryefjala e rrjeteve sociale tani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online