Të fundit/ Juventus-Milan, vazhdojnë negociatat për Bonuçin!

Përpos fjalëve të Leonardos dhe Marotës ditën e sotme, vazhdojnë negociatat mes Milanit dhe Juventusit për transferimin e Leonardo Bonuçit në Torino, te Juventusi, skuadër të cilën la pas shtatë vitesh sezonin e shkuar, për t’u veshur kuqezi dhe bërë kapiten.

Sipas ekspertit Alfredo Pedula, bardhezinjtë vazhdojnë të ofrojnë kartonin e Benatias dhe para për Bonuçin, por Milani thotë “jo”, sepse ka vetëm një emër dhe objektiv që gjithçka të shkojë me sukses: Kaldarën.

Sakaq, Alesandro Luçi, agjenti i Bonuçit, sot ka pasur kontakte telefonike të vazhdueshme me Juventusin, për të biseduar për rrogën, pasi nuk mund të jetë më shumë se 6 mln euro, edhe pse Leo tani merr 8 mln euro te Milani.

Në anën tjetër, edhe Rizo, agjenti i Kaldarës, ka biseduar gjatë, pasi lojtari i Juves, i ardhur nga Atalanta vetëm këtë verë, ka thënë “po” për kalimin te kuqezinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *