“Hoqën” Shkupin, Rejnxhërsi i Xherardit nuk ndalet edhe ndaj… Grezdës!

0

Rejnxhërsi i Xheardit nuk di të ndalet dhe sonte ka fituar në Kroaci, përballë Osijekut të Eros Grezdës, që vazhdon të jetë i dëmtuar dhe do të duhet edhe ca kohë përpara se ta shohim në fushë. Skuadra kroate nuk ka mundur të bëjë asgjë ndaj ekipit skocez, edhe pse ka qenë e rrezikshme.

Por, miqve u mjaftoi goli i Morelos pas vetëm 18 minutash lojë për të marrë një sukses me rëndësi jashtë fushe, pasi pas shtatë ditësh, në Skoci, do të jetë një tjetër histori, përpara një tifozerie me rreth 50 mijë frymë në stadium.

Kujtojmë që Rejnxhërs eliminoi Shkupin, ekipin shqiptar të Maqedonisë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.