Të enjten vendos kualifikimin përballë Saburtalos, Partizani zbulon çmiment e biletave në “Air Albania”

Pas fitores minimale 1-0 të arritur në Gjeorgji, Partizani do të luajë për dy rezultate mbrëmjen e së enjtes në “Air Albania”. Të kuqtë luajnë një ndeshje vendimtare, nga e cila do të synojnë kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Sigurisht që mbështetja e tifozerisë është një element i rëndësishëm, prandaj pritet që në shkallët e “Air Albanias” të mos mungojë prezenca e mbështetësve të Partizanit.

Klubi kryeqytetas ka nxjerrë në shitje biletat për sfidën e kthimit ndaj Saburtalos, duke njohur kështu tifozët me çmimet që duhet të paguajnë. Biletat nisin nga 400 lekë më e lira, e deri në 3000 lekë më e shtrenjta në tribunën VIP. Ndërkohë për të qenë në tribunën përballë të “Air Albanias” tifozët duhet të paguajnë 800 lekë, ndërsa në tribunën A dhe B çmimi shkon 2000 lekë. Biletat janë në shitje duke nisur nga dita e hënë dhe mund të blihen në sportelet pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në orarin 10:00-19:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online